Moderatorja Alketa Vejsiu shpeshherë në emisionet e saj na ka treguar se di edhe të këndojë, madje ka nj dashuri të veçantë për këtë formë arit.
Mesa duket Alketa këtë talent të sajin e paska të trashëguar nga një njeri shumë i afërt: babai.
Nëpërmjet disa postimeve në ‘Instastory’, Alketa ka treguar se ka kapur babain e saj duke kënduar, duke i bërë edhe një propozim të sinqertë:
“Babo shpirti, e kemi në gjak muzikën si fis. Do të çoj në X Factor. Që të këndon shpirti”, ka shkruar Alketa krahas videove, ku babai i saj dëgjohet duke kënduar këngë italiane.