INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi e kërcënuan disa herë, Olsi i ''Big Brother'' habit me vendimin e fundit... nuk harron t’i tregojë ''vendin'' as kërcënuesit [FOTO]

Pasi e kërcënuan disa herë, Olsi i ''Big Brother'' habit me vendimin e fundit... nuk harron t’i tregojë ''vendin'' as kërcënuesit [FOTO]

Publikuar më: 18:41 27-03-2018

Olsi i Big Brother është një ndër personazhet më të komentuar aktualisht dhe shkak për këtë duket se janë bërë disa kërcënime që ky i fundit ka marrë nga një person që nuk ia don aspak të mirën ish-banorit të “BBA”.

Së fundmi Olsi është shprehur gjithë mllef kundër këtij personi, ai ka zgjedhur që mllefin e tij ta nxjerrë në rrjetet sociale.

-640-0-5aba5a4589268.jpg

Para pak minutash ish banori ka habitur fansat me postimin e fundit, ai lajmëroi se ky mund të ishte postimi i fundit dhe se personi që ka “folur” keq për të do të mbajë përgjegjësi për gjithçka.

"Ky mund të jetë postimi im i fundit. Të gjithë kemi familje dhe njerëz që i duam shumë dhe kur ato njerëz preken je i gatshëm të bësh gjithçka. Jetojmë në një vend ku disa njerëz ecin me moton që për të qenë i lumtur vet duhet t’i prishësh lumturinë tjetrit. Fundja të gjithë njëlloj jemi. Shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Ju dua. Kurse ti që më ke prekur në pikë të dobët di të them vetëm kaq…do të qesh në fytyrë kur ti do jesh duke qarë. Tirana është e vogël do mbash përgjegjësi për të gjitha. Shihemi. Bye bye", shkruan Olsi.

-640-0-5aba5a19ed4db.jpg

Duket qartë se Olsi është shumë i revoltuar ndaj këtij personi, gjithsesi për shumë pikëpyetje të shtruara online, Olsi flet ditën e shtunë në emisionin “Një kat më lart” ora 17:00 në In Tv.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436