Cristiano Ronaldo ka shkaktuar polemika të shumta pasi postoi një foto së bashku me mikun e tij Jose Semedo, ish-futbollist i Sheffield Wednesday në Angli.
“Kombinim i përkryer, çokollatë e zezë dhe e bardhë” shkroi bashkëngjitur fotos ylli portugez, por pavarësisht 2.7 milionë pëlqimeve ishin të shumtë komentuesit që e akuzuan portugezin si racist.
Megjithatë, të shumtë ishin edhe komentuesit e tjerë që e mbronin portugezin duke thënë se nuk kishte vend për kritika në atë status.
Mirëpo, Ronaldo di si t’ua marrë kalanë nga brënda fansave pasi ka publikuar një foto shumë të ëmbël. 1 javë pasi lindën dy binjakët e tij Ronaldo ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku së bashku me ta është dhe djali i tij më i madh, Ronaldo JR, që mesa duket po ndidhmon të atin të kujdeset për dy të porsalindurit. Ronaldo shkruan se është i bekuar nga lindja e dy binjakëve, dhe këtë gje e tregon jo vetëm me fjalët që thotë por edhe me fytyrën e tij që i ndriçon nga gëzimi.