Në rast se nuk e dinit, Demi Lovato ka një motër binjake.
Emri i saj është Poot Lovato dhe sipas një bote magjike dixhitale të quajtur Tumblr, “ajo ka qëndruar e mbyllur në bodrum përgjatë gjithë jetës së saj”. Për të vërtetuar ekzistencën e saj kemi vetëm një foto. Të paktën kjo është ajo që thonë rrjetet sociale dhe memet e ndryshme. Në të vërtetë Poot Lovato nuk është një person më vete, por një variant i çuditshëm e Demi-t, i shndërruar në një meme shumë qesharake të postuar fillimisht në Tumblr. Dhe Demi e urrente atë!
Dy vite më parë një përdoruese e Tumblr publikoi memen e famshme me shkrimin “Vajza binjake e Demi. Ajo është kyçur në një bodrum gjithë jetën e saj dhe fotoja është kapur herën e parë që doli në dritë. Emri i saj është Poot”.
Poot u bë aq e gjallë sa dikush publikoi edhe informacione në Wikipedia për të.
Për të mos folur për talljet në internet.
Demi e urrente atë me gjithë forcën e rrjeteve të saj sociale, por duket se në më fund ka vendosur që ta nxjerrë nga bodrumi.
— Demi Lovato (@ddlovato) April 3, 2017
Dhe talljet rifilluan edhe një herë nga e para.