Në një video të publikuar mbrëmjen e kaluar në Instagramin e tij, ku po këndonte një pjesë të ri teksti, Noizy u sulmua keq.
Njëra prej komentueseve fyen muzikën që bën reperi duke i shkruar: Nuk e di çfarë flet por je shumë qesharak. Kur mendoj muzikën e vërtetë dhe ty, s’e di dmth, nuk më del 3-hapshi’. Por si rrallëherë herë 31 vjeçari ka replikuar me komentuesen duke bërë ironi me të: ‘E mir, bëje profilin privat të paktën se do të t’i marrin fotot’, duke nënkuptuar se vëmendja e tij thjeshtë po e bën të famshme.
Por sikur të mos mjaftonte komentuesja në fjalë, një tjetër komentues i shkruan: ‘Nuk e di, më është bërë e përditshme, nuk di çfarë të bëj. S’po të rrej qafsha të gjithë. Ti ça bëre nona, kë pas naj çikë punë?’,ia kthen Noizy me ironi. /intv.al/
Megjithatë menjëherë më pas, ai është penduar që ka kthyer përgjigje dhe i ka fshirë komentet, por ne arritëm t’i kapnim.