Këngëtarja e famshme Anxhela Peristeri ka hapur ‘pyetje-pergjigje’ në profilin e saj Instagram, ku ka lejuar ndjekësit t’i drejtojnë pyetje nga më të ndryshme.
Së fundmi ajo ka ndarë me të gjithë një pjesë të tyre duke zbuluar edhe planet për karrierën.
Një nga adhuruesit e ka pyetur nëse do marrë pjesë në Festivalin e RTSH-së këtë vit dhe Anxhela nuk ka nguruar të përgjigjet. “Çmimet janë të bukura, por çmimi më i madh jeni ju! Do mundohem të jem e denjë t’ju përfaqësoj kudo. Ndoshta edhe në Eurovizion”,-ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se ekziston mundësia që të marrë pjesë në festivalin e fundvitit.
Anxhela është një ndër artistët që ka fituar vëmendjen dhe zemrat e publikut me këngët e saj ndër vite, por jo vetëm. Kujtojmë që në fund të 2018-ës, këngëtarja realizoi një koncert recital që rezultoi shumë i suksesshëm.