Mërrëdhënia e Albit dhe Klaudias sa vjen dhe bëhet më e pakuptueshme.
Edhe pse të ndarë,ish cifti vazhdon të ruajë një marrëdhënie miqësore, gjë që rrallë ndodh tek ish ciftet e tjera. Megjithatë ditën e djeshme portalet vërshuan me lajmet kritikuese ndaj balerinës e cila në një videomesazh dërguar Albit në emisionin e Rudina Magjistarit, ndër të tjera e quajti atë ‘vëllai i madh’. Pas kësaj, vërshuan komentet fyese ndaj Klaudias dhe ndërkohë që mamaja dhe motra e saj u konfliktuan me komentuesit, pritej reagimi i vetë balerinës. Por Klaudia si gjithnjë ka qëndruar indiferente ndaj këtyre komenteve negative dhe vazhdon jetën e saj. Ajo ka postuar këto foto në të cilën duket mjaft elegante si gjithmonë.