INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi e torturuan, e vranë në mënyrë makabre 17-vjeçarin italian. Dënim maksimal për dy të rinjtë shqiptarë [FOTO]

Pasi e torturuan, e vranë në mënyrë makabre 17-vjeçarin italian. Dënim maksimal për dy të rinjtë shqiptarë [FOTO]

Publikuar më: 11:15 31-05-2018

Gjykata Italiane ka dënuar me burgim të përjetshëm dy shtetasit shqiptarë, Marjo Mema dhe Igli Meta për vrasjen e një 17-vjeçari italian, Ismaele Lulli.

Sipas trupit gjykues për autorët është marr vendim maksimal pasi krimi ishte i qëllimshëm dhe makabër.

Shkak për këtë vrasje është bërë një xhelozi e Igli Metës, i cili mendonte se viktima kishte flirtuar me të fejuarën e tij Ambra.

Dy autorët kanë marr 17-vjeçarin e kanë lidhur në një kryq në një zonë të izoluar dhe e kanë qëlluar disa herë me thikë, dhe më pas e kanë vrarë në mënyrë makabre me një prerje të thellë në fyt.

Më pas për të fshehur krimin trupin e hodhën në rrethinat e një qyteze aty pranë.

ismaele-lulli-igli-692967.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034220218658447