Bëri goxha zhurmë në media ndarja e Agon Amigas me ish bashkëshorten. Shkak i divorcit u tha se ishte modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj. Në atë periudhë reperi dhe Afërdita Dreshaj publikuan bashkëpunimin e tyre me skena të nxehta. Kaq mjaftoi që ata të përfliteshin për një romancë mes tyre.
Ky ishte shkaku që reperi u nda nga bashkëshortja Egzona Syla duke i dhënë fund martesës disa vjeçare.
Por tani që Afërdita u martua duke vazhduar me jetën e saj, edhe Agon Amiga duket se e ka rregulluar marrëdhënien me ish bashkëshorten.
Tani ata duken më të dashuruar se kurrë.