Hueyda El Saied prej disa muajsh është zhvendosur për të jetuar në Luksemburg që pas ndarjes nga bashkëshorti, por nuk e dimë nëse e keni vënë re që në rrjetet sociale nuk publikofon foto të të birit prej 2 muajsh.
Mirëpo çdo gjë e ka një shpjegim dhe Hueyda e ka zbuluar më në fund arsyen nëpërmjet një videoje të publikuar në Instastory.
“Gabriel është lumturia ime më e madhe. Ka shumë prej jush që më pyesin se përse nuk e nxjerr më Gabrielin në fotot apo në video në ‘Instagram’.
Arsyeja është sepse unë dua ta kem vetëm për vete, jam bërë egoiste. Por sigurisht që shumë shpejt do të publikoj pasi ai është krenaria ime dhe unë mburrem me të”,- shprehet Hueda.