Hueyda El Saied vetëm 1 vit më parë do të pranonte publikisht për mediat në Shqipëri se ajo dhe partneri i saj Mishel i dhanë fund lidhjes së tyre pas 5 vitesh bashkëjetesë. Siç pranoi edhe vet shoëgirl-i lidhja e tyre kishte marrë fund pas tradhëtisë së ish-bashkëshortit, me të cilin ajo ka edhe një djalë të quajtur Gabriel gati 3 vjeçar.
Mirëpo kjo tradhti i përket së shkuarës, pasi ish-balerina ka gjetur sërish dashurinë në krahët e të dashurit të saj të ri. Ka qenë vet Hueyda, që ka pranuar se tashmë është më e lumtur se kurrë duke publikuar një foto në Instagram me të dashurin e saj, foto të cilën e ka shoqëruar me një zemër të kuqe.