INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi e vunë me 'shpatulla pas muri' për klipin, tani Rita Ora e pranon se 'PO', ka kopjuar këtë këngëtare të preferuar nga shqiptarët! [FOTO]

Pasi e vunë me 'shpatulla pas muri' për klipin, tani Rita Ora e pranon se 'PO', ka kopjuar këtë këngëtare të preferuar nga shqiptarët! [FOTO]

Publikuar më: 21:59 07-03-2019

Rita Ora ka publikuar këngën e saj më të re “Only Want You” në bashkëpunim me 6Lack dhe ju të gjithëdo dashuroheni me këtë produksion muzikor!

Pak ditë më parë Rita publikoi këtë këngë vetëm në versionin audio, por tani të gjithë vunë re një detaj shumë të rëndësishëm tek klipi i këngës.

Shumë e kuptuan këtë ngjashmëri dhe ia bënë të qartë Ritës në komente se për videoklipin e saj është frymëzuar nga klipi i Britney Spears “Everytime”.

Një pjesë e mirë e skenave janë të risjella nga videoklipi i Britney-t, por vetëm fabula ndryshon paksa. Në fillim të dyja këngëtaret shfaqen duke luftuar me jetën e tyre si personazhe të famshëm dhe të pasur, por në fund ndryshe nga Britney, Rita nuk ka një fat tragjik.

Të tjerët ja kanë vënë në dukje se e ka kopjuar, por dhe vetë Rita e pranoi se klipi i saj është një nderim për figurën ikonë të muzikës pop. “Hej Britney Spears kjo ishte për ty, sepse të dua shumë. I kushtoni homazhe personave që inspirojnë”, – ka shkruar Rita në ‘Instastory’.

hot_of_the_day_2.png

hot_of_the_day_1.jpg

Më poshtë mund të shihni klipin e këngës më të re nga Rita Ora.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032510757446289