Loredana ka qëndruar disa ditë në jug të Shqipërisë konkretisht në Palasa të Dhërmiut.
Përkundër që pamjet dhe shoqërimi me Sarën e Ledrin tregonin se ajo ndodhej në Shqipëri lokacioni i vendosur nga Loredana tregonte tjetër gjë.
Thuajse në çdo foto Loredana vendoste lokacionin e Mykonos të Greqisë dhe kjo irritoi tej mase fansat, të cilët e kritikuan që reklamon ishullin grek e fsheh që ndodhet në Shqipëri.
Kjo nuk kaloi pa u vënë re as nga Enca Haxhia, e cila ka thumbuar keq Loredanën përmes rrjeteve sociale.
Ajo ka publikuar një video nga liqeni Pogradecit por ka vendosur lokacionin “Brazil”.
Në tjetër postim ajo shkruan “Në liqenin Mykonos se u ngatërrova” duke i vendosur emojin e njeriut gënjeshtar dhe të gjithë e kuptuan se e ka me Loredanën.
Por si duket “thumbat” e artistëve pas këtij veprimi të Loredanës nuk ndalen, pasi një tjetër personazh duket se nuk është kursyer. Postimi i fundit i Melinda Ademit duket se është marrë si një “thumb” për Zefin.
“Vendi im i lumtur” shkruan Melinda në postimin e bërë nga jugu i Shqipërisë, ku ka vendosur edhe lokacionin “Albania”, për të mos thënë se është në të njejtin lokacion si Loredana, në Palasë.
Epo ju si mendoni?!
P.s Vajzat nuk ndiqen në Instagram dhe ky postim u pëlqye nga shumë ndjekës e si zakonisht kishte shumë që e komentonin edhe për format duke cituar tekstet e Melindës nga këngët e saj.