Ardhjen në Shqipëri, John Alite e kishte lajmëruar prej kohësh. Ish mafiozi shqiptar i Cosa Nostras ka udhëtuar drejt Shhqipërisë dhe Kosovës bashkë me djalin e tij ku kanë takuar bashkë shumë shqiptarë. Historia e Alites i tërheq të gjithë ndaj edhe ka krijuar shumë simpatizantë. Por ka edhe nga ata që nuk janë dashamirës ndaj tij. Disa persona, me dashakeqësi kanë hackuar Instagramin e John Alites duke e mbyllur atë. Ka qenë djali i tij ai që ka reaguar me anë të një Instastorie ku thotë se i ati shumë shpejt do të ketë një llogari të re në Instagram. /intv.al/