Ditën e djeshme me videot e postuara në Instastory, Almeda Abazi na tregoi se së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin Tolgahan Sayisman, kishte ftuar për kafe Ermal Mamaqin.
Të qeshura të shumta me siguri janë shkaktuar gjatë këtyre videove pasi bukuroshja dëgjohet të thoshte: “Të bëftë mirë Ermal, mirë se na erdhe” ndërsa Mamaqi nga ana tjetër që ia ktheu: “Mirë se të gjeta të keqen halla”.
Sikur mos të mbaronte me kaq më pas Almeda ka postuar një foto tjetër, ku të tre së bashku me Tolgahanin dhe Ermalin shfaqen duke shijuar shoqërinë e njeri-tjetrit, ndërsa modelja shkruan mbi foto: “Jo alkool Ermal, vetëm çaj dhe kafe”, ndërsa Mamaqi nga ana tjetër ka vepruar përsëri me kokën e tij teksa është shfaqur në foto me një gotë alkooli dhe një puro.
Ahhh moj Almeda! Me siguri duket të kesh vuajtur shumë me një 'djalë të pabindur' si Ermali./intv.al/