Së fundmi Lori Hoxha na ka treguar se po kalon momente vërtet relaksuese në Maldive.
Ndërsa fashionista nuk i ka kursyer postimet e saj në Instagram, ka patur nga ata fansa që kanë dyshuar tek disa pozicione të trupit të Lorit, duke e bombarduar ditën e djeshme me akuza se ka përdorur photoshop.
Në mbështetje të Lorit ka dalë edhe moderatorja seksi Albana Osmani e cila i ka lënë një mesazh paksa të koduar Lorit në një video të postuar më pas në Insta.
“Photoshop ne sytë e atyre që kanë zemrën me photoshop! Lori enjoy your beautiful holidays, waiting for our beautiful idea to make it happen. Love u!
Çfarë ideje të kenë vajzat vallë? Mos ndoshta do të na prezantojnë ndonjë program të ri apo diçka tjetër?
Le të presim koha ndoshta do të na zbulojë të reja.