Kanë kaluar disa muaj nga ngjarja e bujshme në ish-bllok, ngjarje e cila tërhoqi shumë vëmendje edhe prej përfshirjes së emrit të këngëtares së famshme Elvana Gjata. Komentet ishin nga më të ndryshmet dhe shumë persona menduan se kjo ngjarje do i ndikonte në karrierën e saj dhe në një farë mënyrë ashtu ndodhi pasi ajo humbi 100 mijë ndjekës në Instagram.
Por me siguri kjo ndodhi se Elvana nuk ka qënë fare aktive në Instagram pas ngjarjes e bujshme në ish-bllok dhe jo për faktin se u përfshi në të. Mirëpo Elvana u rikthye, të gjithë e mbështetën dhe rifitoi fansat. Tani Elvana ka 100 mijë ndjekës më shumë pasi ka kapur shifrën 1.2 milionë “folloë-ers” në Instagram siç mund ta shihni në këtë foto.