Luana Vjollca është një nga moderatoret më të dashura nga publiku dhe jo më kot numëron mbi 1 milion fansa në Instagram. E duke qenë e tillë, sigurisht që nuk mund të mungojnë edhe kritikët, pasi Luana shpesh herë është akuzuar për ndërhyrje në pamjen e saj.
Luana ka gjetur mënyrën më të mirë për tu treguar të kundërtën fansave dhe postoi një foto në të cilën shfaqet pa make-up dhe me flokët të kapur me një bishtalec në majë të kokës.
Të shumtë janë ata fansa që e kanë komplimentuar, por po aq të shumtë janë edhe ata që vazhdojnë të shkruajnë se ajo është kështu si është falë operacioneve plastike. Jo vetëm kaq, por i vënë në dukje se në këtë foto ajo nuk shfaqet pa make-up siç ajo ka thënë në përshkrimin e fotos.
Por më sa duket Luana është e dashuruar me stilin e saj të flokëve dhe ka hedhur në “Instagram” edhe një foto tjetër ku shfaqet me të njëjtin stil flokësh, por për çudinë e të gjithëve e ka fshirë .
Çfarë ndodhi që Luana e fshiu? Mos vallë prej komenteve negative?!