Ajo është vlerësuar shpesh për paraqitjen, por këtë herë është ofenduar nga një prej ndjekësve të saj.
Dikush e quajti Pink-un ‘plakë’ në Twitter dhe ajo nuk ka ngurruar aspak që t’i kthejë përgjigjen e merituar personit në fjalë.
“Ka pak njerëz në botë që zgjedhin të plaken natyrshëm dhe unë e kam fituar çdo minutë të 38 viteve të mia”, shkroi këngëtarja.
“Unë jam e mendimit se është një bekim të plakesh. Nëse fytyra juaj ka rrudha rreth syve dhe gojës, kjo do të thotë që keni qeshur shumë. Lutem që të dukem më e vjetër pas 10 vitesh sepse kjo do të thotë se unë jam gjallë”, shtoi ajo duke i mbyllur gojën komentuesit.