INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi fitoi “C’est la vie”, Kristi rikthehet të këndojë në rrugë, por jo vetëm [FOTO]

Pasi fitoi “C’est la vie”, Kristi rikthehet të këndojë në rrugë, por jo vetëm [FOTO]

Publikuar më: 22:46 13-01-2018

Kristi Karkanaqe dhe Lindi Islami janë shpallur fituesit e spektaklit “C’est la vie”. Ata mundën në finale Anxhela Peristerin dhe Ori Kuçin duke ngritur lart kupën pas 11 javësh performancash live. Mirëpo, pasi rrëmbeu çmimin e parë, Kristi Karkanaqe, i njohur ndryshe si “këngëtari i rrugës”, është rëkthyer sërish të këndojë në rrugë, por këtë herë me më shumë dëgjues sigurisht.

Kristi nuk ishte vetëm, pasi bashkë me të në skenën e improvizuar tek “Reja” në kryeqytet ishin dhe ish-konkurrentë të “C’est La Vie”, me disa prej të cilëve krijoi marrëdhënie tejet të mirë përgjatë javëve të spektaklit.

Në veçanti, Kristi duket se ka krijuar një miqësi të veçantë me Ori Kuçin dhe këtë ata nuk e fshehin as në intervistën e dhënë për moderatoren Nevina Shtylla, në emisionin “Jo Vetëm Modë”.
“Ne jemi kaq mirë sepse në 12 javë patëm të gjithë kohën e botës për të ndërtuar një marrëdhënie dashurie”, shprehet Kuçi.
Megjithatë ata tregojnë se fillimisht kur u takuan në spektakël u zunë, por kjo ndryshoi me kalimin e ditëve.

Kristi ripërsërit se nuk priste të fitonte në “C’est La Vie” ndërsa shprehet:
“Por siç duket, kur gjërat bëhen me dashuri dhe me zemër, bëhen me motivin e duhur, tek njerëzit e sinqertë ndjehet dhe ecin. Kjo është ajo që na duhet.”

krsi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082