INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi fitoi zemrat e të gjithëve në BOTËROR, Presidentja e Kroacisë bëhet qytetarja më e re e Beratit, reagon Presidenti Meta [FOTO]

Pasi fitoi zemrat e të gjithëve në BOTËROR, Presidentja e Kroacisë bëhet qytetarja më e re e Beratit, reagon Presidenti Meta [FOTO]

Publikuar më: 19:53 19-07-2018

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç ishte një ndër personazhet më të komentuar gjatë Botërorit që u zhvillua në Rusi për shkak se mbështeti Kombëtaren e saj deri në sekondën e fundit dhe jo si një Presidente, por si qytetare e thjeshtë, në shkallët e stadiumit. Mirëpo Kolinda Grabar-Kitaroviç tashmë është qytetarja me e re e Beratit Ajo është nderuar dy ditë më parë nga Këshilli Bashkiak i qytetit të Beratit.

Sot vetë presidentja kroate nga Durrësi ka shkuar në Berat ku ka marrë çmimin e akorduar nga Këshilli Bashkiak, ndërsa nuk kanë munguar edhe fotot në qytetin e 1000 e 1 dritareve.

kra.jpg

Për këtë ka reaguar edhe Presidenti Meta me anë të një postimi në Facebook:

Qytetarja më e re e qytetit të lashtë të Beratit, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović. Qytetare e Nderit e vendit të ikonografit të famshëm mesjetar Onufri, e qytetit të një mbi një dritareve dhe perlës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Article Logic
Execution time: 0.0021309852600098