IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Pasi fiton kujdestarinë mbi djalin, Future tërheq padinë kundër Ciara-s [FOTO]

Pasi fiton kujdestarinë mbi djalin, Future tërheq padinë kundër Ciara-s [FOTO]

Publikuar më: 14:10 17-06-2016

Future ka tërhequr padinë  kundër ish-it të tij, Ciara-s, pasi u dha kujdestaria  e përbashkët e  djalit të tyre Future Jr,  në maj.

Sipas TMZ, reperi është i kënaqur me këtë vendim dhe kjo ka qenë arsyeja që ia ka zbutur zemrën për të tërhequr padinë.

 Ndërkohë duket se Ciara vazhdon të jetë e inatosur me ish-in sepse e ka gjobitur atë me shumën prej 15 milionë dollarësh pasi Future e quajti një nënë të keqe. Burime të afërta thonë se Future dëshiron t’i qetësojë ujërat , tani që ka më shumë kohë për të kaluar me djalin e tij.

Gjithashtu ai vazhdon të jetë i shqetësuar se mos Ciara vazhdon me përpjekjet e saj për t’ia kufizuar atij të drejtën e kujdestarisë mbi djalin. Muzikantët janë përfshirë në një mosmarrëveshje të hidhur ligjore që nga ndarja e tyre në vitin 2014. Aktualisht këngëtarja është e angazhuar në një lidhje me qendërmbrojtësin e Seattle Seahawks, 27 vjeçarin, Russell Wilson.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034430027008057