INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Fjolla doli nga burgu, i dha fund martesës? Fisniku flet për ndarjen e përfolur nga këngëtarja, ja çfarë ka ndodhur!

Pasi Fjolla doli nga burgu, i dha fund martesës? Fisniku flet për ndarjen e përfolur nga këngëtarja, ja çfarë ka ndodhur!

Publikuar më: 12:30 02-10-2021

Pas problemeve të shumta me drejtësinë, qetësi duket se nuk po gjen as në jetën sentimentale.

Vetëm pak ditë pasi u lirua nga paraburgimi Fjolla po përjeton një krizë me bashkëshortin, Fisnikun.

Kështu të paktën po flitet dhe dyshimet nisën pasi Fjolla mbylli llogarinë e saj të Instagramit dhe Fisnik Syla ka fshirë të gjitha fotot nga profili i tij.

Mbi të gjitha Fisniku nuk e ndjek më vajzën e Fjollës, Ledianën dhe anasjelltas.

Kjo ka ngjallur dyshimet për një krisje të mundshme të marrëdhënies së Fjollës dhe Fisnikut, ku ndoshta mund t’i kenë dhënë fund dhe martesës.

Fisniku në një bisedë me ndjekësit është pyetur nëse ka qenë avokati ai që u ka kërkuar të fshinë fotot bashkë dhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Ai nuk ka mohuar por është përgjigjur: Eh, kjo po më pëlqen, ky koment po më pëlqen.

Mjaftoi kjo përgjigje që të dyshohet se çifti nuk është ndarë.

Article Logic
Execution time: 0.0037398338317871