Ana Lleshi duke se ka një fiksim ndaj reperit Getinjo.
Pasi flirtoi publikisht në rrjetet sociale duke i shkruajtur komente, Ana pëlqimin ndaj tij e ka dërguar edhe më lart.
Në pyetjen se sa i pëlqen reperi Getinjo prej 1 deri në 10 ajo u përgjigj 100 dhe u ngrit në këmbë për ta puthur fotografinë e reperit dhe u kujdes që ta bëjë pikërisht në buzë.
Ky gjest si duket nuk i ka bërë përshtypje artistit ferizajas, i cili nuk ka bërë ndonjë reagim në rrjetet sociale.
Ndryshe ish-konkurrentja së fundmi i është futur botës së muzikës duke publikuar një këngë, e cila u kritikua në masë të madhe në rrjetet sociale.
Ana është vetëm njëra nga konkurrentët e shumtë të sezonit të dytë të ‘’Për’puthen’’, e cila famën që ia dha programi e ka shfrytëzuar për t’u bërë këngëtar