INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi foli për dasmën private, Luana dhe Krenari çojnë lidhjen në një tjetër nivel?! Zbulohen planet! [VIDEO]

Pasi foli për dasmën private, Luana dhe Krenari çojnë lidhjen në një tjetër nivel?! Zbulohen planet! [VIDEO]

Publikuar më: 11:35 03-10-2020

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të përfolura të showbizz-it shqiptar. Ajo gjithmonë arrin të tërheqë vëmendje, por ndryshe nga të tjerët Luana kërkon të jetë shumë e rezervuar në jetën private.

Së fundmi është përfolur se Luana i ka dhënë fund lidhjes me Krenarin edhe pse nuk e kanë pranuar kurrë dhe shkak është bërë veprimi i fundit i dyshes. Luana dhe Krenari e kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram dhe u tha se Krenari ka munguar në ditëlindjen e Luanës, me datë 2 shtator, por të themi të drejtën ata s’kanë postuar asnjëherë foto bashkë.

Në një rubrikë të fundit te emisioni i saj, Luana nuk preferoi të përgjigjej kur u pyet nëse është në një lidhje apo beqare, por ajo zbuloi planet e së ardhmes kur u pyet për dasmën. “Dasmë tradicionale apo dasmë private”-ishte pyetja për moderatoren e cila u përgjigj pa u menduar aspak: Private.

 

Edhe pse nuk e kanë bërë ende publike lidhjen e tyre, "Prive" ka bërë me dije se marrëdhënia mes çiftit po ecën në rrugën e duhur, madje ata janë gati të hedhin një hap të rëndësishëm. Aktualisht Luana dhe Krenari po investojnë për një shtëpi të përbashkët në Tiranë me një shumë marramendëse dhe puna ka filluar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038509368896484