Është e qartë që Oriola Marashi e ka ndarë mendjen të çmendi rrjetin sot.
Fillimisht ishte fotoja nudo, me të cilën modelja na lajmëroi për lidhjen e saj më të re me muzikën dhe fëmijën e tyre që do të vijë së shpejti.
Menjëherë pas fotos që tërboi instagramin, Oriola nuk na la kohë të merrnim veten dhe postoi një video mjaft sensuale, madje eksplicite ku shfaqet gjysmë e zhveshur dhe mjaft provokuese.
Me flokët e shkurtër bjondë dhe me sensualitetin që e karakterizon, Oriola di si të provokojë, e megjithatë modelja duket se është penduar për këtë postim pasi nuk i është dashur shumë kohë për t’a fshirë.