Noizy është një prej reperave më të famshëm shqiptar, i cili me muzikën e tij ka mbledhur pas vetes shumë fansa. Së fundmi ai mbylli gjyqin me ish- pjesëtarët e BabaStars, ku gjithçka përfundoi më një gjobë për reperin.
Por menjëherë pas kësaj Noizy ka marrë një vendim të ri dhe të papritur. Ai ka fshirë të gjitha postimet në Instagram dhe ka paralajmëruar për projekte të reja dhe të mëdha. Në një foto të postuar ai shkroi: “Nëse unë e mbylli Instagramin, jam ende Noizy me ndjekës të vërtetë. Nëse ti e mbyll Instagramin? Je askush… Kam disa projekte që do të dalin tani, këto kohë, besoj para Vitit të Ri. Dhe më pas do t’ju surprizoj me diçka që më ka ngel peng në zemër. Ju dua”!
Por siç duket Noizy ka ndryshuar mendjen dhe ka rikthyer disa prej fotove në Instagram dhe tani ka plot 38 postime. Mos ndoshta janë fotot e tij të preferuara?