INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Getinjo dhe Mozzik u larguan nga On Records, flet ish menaxheri i tyre

Pasi Getinjo dhe Mozzik u larguan nga On Records, flet ish menaxheri i tyre

Publikuar më: 11:49 10-01-2018

Askush nuk e priste që edhe dy reperat Getinjo dhe Mozzik të largoheshin nga On records.

Por ja që ndodhi dhe dy vëllezërit duket se nuk janë ndarë aspak mirë dhe këtë e vërteton edhe reagimi i ish menaxherit të tyre, Mehmet Elshani. Ai ka folur rreth kësaj dhe ka thënë se largimi i tyre ka qenë i paarsyeshëm ndaj dhe do të përballen në gjyq.  

”Persona që nga 0 i kemi bërë të famshëm dhe që kemi investuar në ta me qindra mija euro kan vendos në mënyrë të njëanshme pa kurfar arsye të largohen nga On Records , por ju garantoj se këta dy persona kanë një super kontrat të nënshkruar me këtë kompani ,sa që do ta kuptojnë dhe do ta ndjejnë moralisht se kanë bërë një shkelje të madhe të marrëveshjes tonë , dhe dhe do të përballen me gjyqin e përcaktuar në këtë kontratë. Ju garantoj se do jetë një shembull për të gjithë artistët mbarë shqiptarë se ky rast do jetë vetëdijësimi i respektimit të marrëveshjeve me kompanitë.  Nuk jan kto pazare,  investo ti në mua qindra mija euro dhe tash u bëra i famshëm dhe  tung klm jo jo , por do ta kuptojnë që marrëveshja duhet respektuar në përpikmëri ku në këtë rast ne kemi të gjitha të drejtat mbi imazhin dhe zërin artistik të tyre dhe të gjitha të drejtat tjera mbi karrieren e tyre”, është shprehur ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038871765136719