INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Gigi Hadid e quajti motër, Dua dhe Anwar i bëjnë këtë dhuratë modeles për ditëlindje [FOTO]

Pasi Gigi Hadid e quajti motër, Dua dhe Anwar i bëjnë këtë dhuratë modeles për ditëlindje [FOTO]

Publikuar më: 13:24 25-04-2020

Modelja e njohur, Gigi Hadid festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 25-të.

Ndonëse këtë vit, Gigi nuk mundi të organizojë një festë të madhe, miqtë dhe të gjithë njerëzit e dashur të saj u kujdesën t’i dedikonin urimet më të ndjera.

Në këtë ditë të veçantë, nuk mungoi as urimi i Dua Lipës, e cila është prej disa muajsh në një lidhje dashurie me vëllain e Hadid, Anwar.

Përveç postimeve në ‘Instastory’, Dua dhe Anwar u kujdesën t’i dërgonin Gigi-t dhe një buqetë me lule.

“Faleminderit engjëj, ju dua. Do doja shumë të mund të ishit këtu”, ka shkruar Hadid krah postimit në rrjetet sociale, duke treguar për të gjithë lidhjen e ngushtë që ka me çiftin dhe në storyn ku Dua e uroi, Gigi ia kthehu duke e quajtur motër.

 

Article Logic
Execution time: 0.002004861831665