Vetëm një ditë pasi gjetën trupin, autoritet kanë bërë publike autopsinë e aktores amerikane Naya Riviera.
Vdekja cilësohet aksidentale dhe shkaku është mbytja.
Sipas ekspertizës, nuk kishte as shenja dhune dhe as substanca droge apo alkool.
Aktorja u zhuk në liqen, teksa shëtiste me varkë me djalin e saj 4-vjeçar. Vogëlushi u gjet teksa flinte gjumë në varkë, por nga aktorja nuk pati asnjë shenjë.
Djali dëshmoi se ishin hedhur për t`u larë, por nëna nuk ishte ngjitur më në varkë. Dje u tha se Rivera e humbi jetën për të shpëtuar të birin.
Pasi ka ngjitur djalin në varkë i kanë shteruar fuqitë për të shpëtuar edhe veten.