Vlen të themi një e papritur mjaft e bukur!
Kjo fundjavë ishte një periudhë jo shumë e këndshme për Fifin, pasi Graniti vendosi që marrëdhënia mes tyre të mos tejkalonte kufinjtë e shoqërisë.
Këngëtarja e përjetoi shumë keq këtë “stop” nga futbollisti dhe modeli, por fansat që ajo ka jashtë mureve të shtëpisë së famshme duket se e kanë gjetur mënyrën perfekte për t’i rikthyer asaj buzëqeshjen.
Ata kanë dërguar një dron, në të cilën ishte varur një banderolë me shkrimin: Fifi të duam shumë, Nanushat!
Pas kësaj surprize, këngëtarja nuk e fshehu emicionin dhe entuziasmin.