Mediat greke kanë dhënë lajmin për vdekjen e një 20 vjeçareje. Sinead McNamara ëhstë gjendur pa shenja jete në njërën nga dhomat e jahtit të ankoruar pranë ishullit grek Kefalonia në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se vajza ishte modele dhe mund të ketë qenë pjesë e ekuipazhit në jahtin e biznesmenit miliarder meksikan, Alberto Bailleres.
Mediat e huaja shkruajnë se jahti ka qenë i ankoruar prej disa ditësh në bregun grek.
Shkaqet e ndarjes nga jeta të 20-vjeçares janë ende të paqarta, por policia greke ka nisur hetimet për vrasje.