INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi hodhën poshtë lajmet e tradhtisë, princi William dhe Kate Middleton festojnë ditën e veçantë

Pasi hodhën poshtë lajmet e tradhtisë, princi William dhe Kate Middleton festojnë ditën e veçantë

Publikuar më: 16:35 29-04-2019

Për familjen mbretërore dita e sotme është një nga më të bukurat pasi çifti Princ William dhe Kate Middleton festojnë 8-vjetorin e lidhjes në martesë.

Në profilin e tyre zyrtar janë publikuar disa foto nga dita e martesës së tyre ku shkruhet:

“8 vite më parë- Ju falenderojmë për letrat e ëmbla për përvjetorin e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixh”.

Çifti mbretëror ka aktualisht 3 fëmijë, djem dhe një vajzë. Ndonëse është një nga historitë e dashurisë më të përfolura William dhe Kate kanë patur kohët e fundit disa probleme me lajmet për një tradhti të tij me komshien e tyre Rose Hunbury gjatë shtatzënisë së tretë të Kate.

Familja mbretërore i ka hedhur poshtë këto aludime, madje William ka nisur procedim penal për mediat që kanë publikuar lajme të tilla.

auto_p11556549506_1.png

Article Logic
Execution time: 0.0034768581390381