Dy të rinjtë janë në pritje të bëhen prindër për herë të parë. Gjithashtu, Tolgahan dhe Almeda, së fundmi kanë blerë një tjetër shtëpi dhe brenda pak kohësh do të shpërngulen në vilën e re që ka kushtuar as më shumë e as më pak se 800 mijë euro! Është një vilë katër katëshe që ndodhet në Çekmekoy të Stambollit. Sipas mediave turke thuhet se vila luksoze ka një kopësht gjigand dhe një pishinë tepër të madhe që mund të shfrytëzohet në çdo stinë. Mesa duket çifti ka ndërmend të kenë një familje të madhe.
Por dhurata më e fundit që Tolga i ka bërë bashëshkëshortes së tij ka qenë palestra persolane e ndodhur brenda ambjenteve të shtëpisë.
Sipas mediave turke, vetëm pajisjet e palestrës që Tolga ka zgjedhur, kushtojnë rreth 50 mijë dollarë. Aktori i njohur turk, ka menduar t'i krijojë të gjitha lehtësirat e mundshme bashkëshortes së tij. Përveç palestrës, Tolga ka punësuar edhe një instruktor, i cili i bën mësime pilatesi Almedës si dhe ushtrime parapërgatitore për lindjen.