Ditën e djeshme modeles shumë të komentuar në media, Oriola Marashit i morën Instagramin dhe i postuan disa statuse me fjalor të papërshtatshëm, ku shkruanin se ajo pranonte oferta serioze.
Oriola arriti ta merrte sërish Instagramin dhe postoi një foto nga kisha të cilën e kishte realizuar pak më parë.
Modelja tregoi se fjalët që u shkruan për të nuk janë të vërteta dhe kritikoi gazetarët për lajmet në portale.
Mes komenteve të shumta në këtë postim, ka rënë në sy komenti i një ndjekëse e cila e pyet Oriolën: "Ore 1 pytje kam .Lejohet te hysh ne kish me ate lloj bluze qe ka ajo?".
"Eshte golf dhe po lejohet", i përgjigjet Oriola teksa ka shkaktuar edhe më shumë komente me përgjigjen e saj mbi faktin që a lejohet apo jo kjo veshje.