INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi i hack-uan Instagramin, Stresi betohet për hakmarrje [FOTO]

Pasi i hack-uan Instagramin, Stresi betohet për hakmarrje [FOTO]

Publikuar më: 15:17 12-06-2017

Fundjavën e kaluar Stresi u bë sërish pre e hack-imit të rrjeteve të tij sociale.

Dikush i vodhi instagramin reperit dhe pasi i ishte futur të gjitha mesazheve private  të bëra aty, i publikon ato sërish në faqen e tij. Por për fatin e tij të mirë, nuk vonoi shumë dhe adresa iu rikthye sërish 29 vjeçarit. Megjithatë ai nuk e lë me kaq dhe nëpërmjet një postimi të bërë është betuar për hakmarrje.

“Zoti te falte ti qe u fute në insta dhe fute në sherr një shoqëri dhe njerëz të zemrës së Stresit.  S’mund të mallkoj askënd sepse është muaj Ramazani por nuk bone mirë. Do  të gjejmë,  ta kesh garant. Me Rrespekt Flor Bana Dj nesër do jetë stresinjo online #bb4life Lyric By Stresinjo,”-përfundon postimi i mikut të tij në Instagram.

auto_stresi_1497129458-91524921497129966.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038480758666992