INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi i hodhën bojë në fytyrë, ja çfarë bën policia për Ralf Gjonin

Pasi i hodhën bojë në fytyrë, ja çfarë bën policia për Ralf Gjonin

Publikuar më: 11:12 22-03-2019

Menjëherë pas incidentit të djeshëm me bojën e kuqe, policia ka marrë në mbrojtje Ralf Gjonin, deputetin më të ri i cili dje bëri betimin në Kuvend.

E ka bërë të ditur vetë Gjoni përmes një statusi në Facebook të postuar paraditen e sotme.

"Falenderoj Policinë e Shtetit për reagimin e menjëhershëm dhe mbrojtjen e ofruar gjatë ditës së djeshme e në vazhdim si dhe miqtë dhe njerëzit e mirë të shumtë që më ofruan mbështetjen e tyre gjatë ditës së betimit në Kuvend" shkruan Gjoni.

Ndër të tjera Gjoni i bëri apel kandidatëve në lista elektorale të mos intimidohen nga rruga por të marrin përgjegjësitë e tyre.

"U bëj thirrje të gjithë kandidatëve në listat elektorale të mos intimidohen nga rruga por të marrin përgjegjësitë e tyre në këto momente të vështira për vendin. Askush nuk duhet lejuar të cënojë të drejtën themeltare të përfaqësimit në parlament, përndryshe kemi të bëjmë me terrorizëm politik!"

Article Logic
Execution time: 0.0035130977630615