Pas incidentit në Parlament ka reaguar dhe Kryeministri Edi Rama.
Në një postim në instagram Rama ka postuar shiringën me të cilën Paloka i hodhi bojën.
'Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit', shkruan Rama.
Sakaq Rama ka bërë edhe një reagim në Facebook ku ka publikuar videon e 'sulmit' të Palokës.
"Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut", shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktoreshës dhe program ka Bojën e Palothës", shkruan Rama.
Pas veprimit që bëri në Kuvend deputeti demokrat Edi Paloka u përjashtua 10 ditë nga Kuvendi ndërsa policia e Shtetit ka nisur hetimet ndaj tij.
Video e momentit kur Pakoja i hedh bojën Ramës