Shqiptari nga Mali i zi ka publikuar projektin e ri me titull “Noel”, duke e shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa përmes saj solli aromë festive, ashtu sikurse këngët e kolegëve të tij që kanë motive feste.
Stanaj nuk u rikthye vetëm, por në bashkëpunim me producentin Tommee Profitt, ndërsa kënga është pjesë e albumit të Profitt.
Stanaj ka kohë që i mungon tregut muzikor me prurje të reja por këngëtari na kishte premtuar se shumë shpejt do të rikthehet super fuqishëm.
Edhe ashtu ka bërë. Ai na kapi në befasi të gjithëve pak ditë më parë, kur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregoi se ka bashkëpunuar me Ariana Granden për albumin e saj të ri “Positions” .
Ai ka shkruar tekstin e njërës prej këngëve të albumit dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm për të dhe ne jemi tepër krenarë.