Balerini i njohur profesionist Graciano Tagani prej 7 vitesh ishte pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos.
Ai i ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës ka rrëfyer ekskluzivisht dhe me detaje se është larguar nga trupa e Albi Nakos në një mënyrë krejt të çuditshme.
Ndër të tjera Graciano i pyetur nga Fatma ka treguar se si ka arritur ta mbante mirë marrëdhënien me Albi Nakon dhe Klaudia Pepan kur ata ishin të martuar.
“Unë jam ndarë 800 herë në jetën time, por kur janë ndarë ata zëre se jam ndarë unë. Nuk di, njëri më merrte në telefon, tjetri për tu takuar. Do te sqaronin muhabete por secili ka muhabetet e veta. Unë nuk kisha si të ndërhyja sepse isha miku i të dyve. Shpirti im e di se çfarë ka hequr", tha Graciano.
Balerini u shpreh se Klaudia vazhdon të ketë raportë të shkëlqyera dhe është një ndër mikeshat e tij më të mira.