INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi i zuri vendin moderatores së njohur dhe ajo i tha që ka ''defekte'', reagon Evi Reçi: Nuk është e...[FOTO]

Pasi i zuri vendin moderatores së njohur dhe ajo i tha që ka ''defekte'', reagon Evi Reçi: Nuk është e...[FOTO]

Publikuar më: 12:50 20-02-2019

Evi Reçi ka nisur prej pak javësh një eksperiencë të re televizive si moderatore e ‘Vizionit të Pasdites’. Ky format ju besua këngëtares së njohur pas largimit të Anila Çelës për një tjetër emision.

Megjithëse kjo është eksperienca e parë për Evin në një format të tillë televiziv, gjërat po shkojnë shumë mirë. Por pak ditë më parë në një intervistë, Anila u shpreh se Evi ende nuk është në nivelin e duhur dhe se ka ende defekte në prezantim.

“Sipas meje Evi është tek 7-ta. Ka ende defekte ja kam thënë dhe Evit. Këshilla ime për të është: Sa më e thjeshtë, të jetë ajo që është , nësë ne përpiqemi të jemi jo ajo që jemi, aty të rrëshqasin gjëra nga duart. “ tregon moderatorja.

Ndërsa Evi ishte e ftuar ditën e sotme në ‘Klubi i Mëngjesit’ ku ka folur për këtë eksperiencë të re në karrierën e saj, por jo vetëm.

“Nuk është e lehtë të zëvendësosh Anilën, por unë kam vendosur të sjell diçka nga vetja ime”, iu përgjigj ajo pyetjes se si është të zëvendësosh Anilën.

errt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033919811248779