Kejvina Kthella që në paraqitjen e parë në emisionin e Ermal Mamaqit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, por ajo para pak ditësh njoftoi largimin. Belinda Dragoti është velina e re e cila tashmë do të zëvëndësojë Kejvina Kthellën dhe nëse mendoni se marrëdhënia e tyre nuk është e mirë, gaboheni.
Ditën e djeshme të dy vajzat ishin prezent në premierën e filmit ‘2 gisht mjaltë’ dhe janë filmuar në shoqërinë e njëra tjetrës. Ishte Kejvina e cila publikoi një video ku pozonte së bashku me Belindën teksa të dyja kanë dhuruar puthje nga kamera duke treguar kështu se marrëdhëniet e tyre janë shumë të mira.