INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Justin Bieber u fejua, Selena është gati për lidhje. Ja lloji i mashkullit që pëlqen [FOTO]

Pasi Justin Bieber u fejua, Selena është gati për lidhje. Ja lloji i mashkullit që pëlqen [FOTO]

Publikuar më: 10:07 07-08-2018

Të gjithë fansat kishin menduar se Selena Gomez dhe Justin Bieber do të ishin bashkë, por nuk ndodhi kështu. Këngëtari shpalli papritur fejesën em Hailey Baldëin duke mos marrë miratimin e dyshes Gomez-Bieber. Por këngëtarja duket se është gati për një lidhje të re. Madje ka edhe kritere të reja për partnerin e ardhshëm.

Tashmë Selena dëshiron që partneri i saj të ketë një profil të ulët publik, të mos jetë nga rrethi i personazheve të famshëm.

“Ajo kërkon që të jetë dikush që ka gjetur pasionin në jetë dhe është i suksesshëm, por nuk duhet të jetë VIP. Selena është më e hapur se kurrë për një marrëdhënie me një djalë jo të njohur”, – ka thënë një burim i afërt i këngëtares. Gjithashtu i njëjti burim ka treguar se Selena dëshiron që partneri i saj të ketë të njëjta vlera dhe besime si ajo dhe të jetë gjithmonë besnik ndaj saj. Gomez nuk dëshiron që të jetë më në qendër të vëmendjes mediatike për lidhjet e saj, prandaj kërkon që i dashuri të jetë një person sa më i thjeshtë.

selena-gomez-17.jpg

 

090517-selena-weekend-lead.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036318302154541