Miku i saj më i ngushtë është një nga grimerët që punon për motrat Kardashian-Jenner dhe është e vështirë ta gjesh ta pakuruar Anxhelina Hadërgjonajn. Por një nga pamjet e saj është pëlqyer shumë edhe nga Kim Kardashian.
E sigurisht që arsyeja kryesore është fakti që Ariel ka përdorur në fytyrën e saj produktet më të fundit të lançuara nga kompania e saj “KKBeauty”. Nisur nga kjo, Kim Kardashian ka publikuar në instastoryn e saj, foton e Anxhelina Hadërgjonajt nga profili i Arielit dhe këngëtarja shqiptare nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.
E duke qenë se emri i saj ishte në profilin e një ndër femrave më me ndikim në rrjetet sociale, në më pak se 24 orë, Anxhelina Hadërgjonaj ka fituar mbi 2 mijë ndjekës në Instagram dhe me siguri këta janë fansa të Kim K.