Kim Kardashian është vënë në qendër të vëmëndjes gjatë këtyre ditëve për disa foto që nisën të qarkullonin në mediat online ku 35 vjeçarja dukej me forma trupore që të linin shumë për të dëshiruar. Kim këto ditë ndodhet për pushime në Meksikë bashkë me motrën dhe në disa foto të kapura nga paparazz-ët, të pasmet e saj duken gjithë celulit.
Në një pjesë të fotove ka qenë edhe motra e saj e madhe Kourtney, e cila në fakt doli me një trup super në formë. Ndoshta këto foto nuk jua kanë prishur fare terezinë motrave Kardashian ndaj Kourtney postoi një foto nudo në pishinë si për t'ju përgjigjur të gjithëve.