Koncerti privat i Elvana Gjatës u duk edhe më i veçantë për faktin se do të ishte live.
Por këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo duket të mos ketë rënë dakord me këtë pjesë dhe ta shprehë publikisht mendimin e saj, madje edhe me ironi, duke thënë se koncerti ishte playback. Këtë e shprehu me anë të një postimi në Instastorie ku shkruante “Pse playback o yllo”.
Por edhe pse vetë Elvana nuk ka reaguar, ka qenë mikesha e saj Besa Kokëdhima që ka ironizuar duke ia kthyer Ledinës me të njëjtën monedhë, po në Instastorie.
“Nëse koncerti nuk ishte live, nuk e di çfarë mund të quhet live ndryshe. Herën tjetër bëj disa gabime qëllimisht Elvana, sepse kur këndon shumë mirë atëherë diçka nuk shkon mirë. Nëse nuk vlerësojmë artistët e vërtetë dhe artin dhe punën e tyre të palodhur, atëherë ne jemi të vdekur si komb” – shkruan Besa me ironi.