Që të dy janë reperat e momentit, ndër më të preferuarit, vecanërisht nga femrat.
Ndërsa marrëdhënien me njëri-tjetrin duket se Ledri Vula dhe Capital T nuk e kanë sic mund të mendohej edhe pse nuk janë konfliktuar ndonjëherë publikisht bashkë. Djemtë na kanë treguar se janë edhe fanatikë të palestrës dhe kjo vihet re gjatë postimeve të tyre me foto të bëra aty. Por si duket postimin e fundit te Ledrit , i cili ra edhe në sy të portaleve dhe jo vetëm të vajzave, Capital T nuk e ka pritur dhe aq mirë. Kjo sepse nuk vonoi shumë dhe ai postoi gjithashtu një foto nga palestra teksa tregonte muskujt, ashtu si Ledri, ku shkruante: “C’të bësh? Jeni larg”. Me siguri kjo ironi i adresohej reperit te “U harrum”.