INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Ledri i shkruajti Dua Lipës këto fjalë në SHQIP, tani edhe Dafina ka diçka për t’i thënë! Do habiteni kur ta shihni si e quan [FOTO]

Pasi Ledri i shkruajti Dua Lipës këto fjalë në SHQIP, tani edhe Dafina ka diçka për t’i thënë! Do habiteni kur ta shihni si e quan [FOTO]

Publikuar më: 22:17 11-02-2019

Artistja shqiptare me fame botërore, Dua Lipa, ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që rrëmben një çmim të dytë “Grammy”. Ajo u shpall fituese në mbrëmjen më të madhe muzikore e vitit Grammy Awards 2019 në kategorinë “Kënga më e mirë e zhanrit Dance”, për këngën e saj “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo. Ajo po ashtu ka rrëmbyer edhe çmimin si artistja e re më e mirë.

“Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”, ka shkruar Lipa në Instagram pak pasi mori çmimin.

E pas këtij triumfi, Instagrami i Dua Lipës u tejmbush me komente nga më të ndryshmet dhe nuk mund të mungonte komenti i Ledri Vulës i cili vite më parë ishte i dashuri i Dua Lipës.

Në një kolazh fotosh të publikuar në Instagram nga Dua, Ledri i ka shkruar në gjuhën shqipe “URIME” dhe ka vendosur emoji duartrokitjeje.

Por nuk ka munguar edhe urimi i këngëtares shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila nuk i ka bërë vetëm një koment në foto, por ka postuar një 'story' të veçantë për të.

“Big Timer. Urime motër”, ka shkruar në InstaStory Dafina, duke habitur një pjesë të publikut të cilët mbase nuk e dine por edhe pse kanë qenë të dyja në një lidhje me Ledrin në periudha të ndryshme, kanë një marrëdhënie mjaft të mirë me njëra-tjetrën./intv.al/

0dc2a8fe-8cad-4a5f-9099-3efbe5c20f7e.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036361217498779