Ledri dhe Sara nuk mbajtën asgjë për vete këtë vit. Çifti ka qenë shumë aktiv në rrjete sociale duke na treguar që nga pritja e ëmbël e deri tek momenti që vogëlushja e tyre erdhi në jetë. Madje, ndryshe nga shumë personazhe të tjerë publik, Ledri nuk na la të prisnim gjatë për një foto të bebushes.
Dje reperi ndau me fansat portretin ëngjëllor të së bijës ku shfaqet duke i mbajtur dorën e vogël teksa ajo fle.
Me këtë postim, Ledri ka konfirmuar edhe emrin që prej disa orësh po qarkullonte në media.
Poem Blu-është emri që Ledri dhe Sara i kanë vendosur vogëlushes së tyre, një emër shumë i veçantë të cilin po presim që çifti t’i zbulojë kuptimin.
Ndërkohë, dhe Sara ka reaguar pas tij e cila ka publikuar dy imazhe në Instagram, momente para dhe pas ardhjes së Poem Blu në jetë. Ledri dhe Sara i kanë kaluar orët para se ajo të lindte bashkë në maternitet, duke e përjetuar me njëri-tjetrin momentin më të bukur të jetës.
Krahas fotove, Sara e cilësoi këtë si sfidën më të vështirë, për të marrë më pas dhuratën më të bukur të jetës. “Ne kaluam nëpër sfidën më të vështirë për të marrë dhuratën më të mrekullueshme që dikush mund të ketë në jetë. Poem Blu Vula. 14.12.2020””, ka shkruar Sara.