Arbenita Ismajli dhe Fero para pak ditësh u përfolën se kishin nisur bashjetesën me njëri-tjetrin dhe kjo u kuptua nga fotot paparaci të publikuara nga mediat. Ata të dy u panë duke ecur bashkë rrugëve të Berlinit, vend në të cilin jetonte Fero, dhe Arbenita konfirmoi vetë se edhe ajo jetonte aty. Por para dy ditësh u përhapën thashetheme se ata të dy ishin ndarë duke qenë se Arbenita ishte fotografuar në aeroport me valixhe duke u kthyer në Maqedoni.
Ata të dy nuk reaguan për këtë lajm, por në një farë mënyre Arbenita i ka konfirmuar thashethemet. Modelja ka publikuar në ‘Instagram’ dy foto të saj veshur me fustan të bardhë dhe i ka shoqëruar me mbishkrimin: “Ajo është mbretëreshë me apo pa ty”.
Menjëherë fansat kanë nisur të komentojnë duke u shprehur të bindur se këto fjalë ajo ja ka drejtuar Feros. Në fakt kjo nuk është hera e parë që dyshja e njohur kanë probleme në lidhjen e tyre, pasi janë përfolur shpesh për ndarje, por ata janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.